Malisheva e ka siguruar inkuadrimin direkt në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Arsim Thaçit e mposhti 0:3 Vëllaznimin për t’u shpallur kampion në grupin A të Ligës së Parë, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, në festë ka “shpërthyer” edhe komentatori i njohur nga Malisheva.
Me entuziazëm të madh, ai përmendi emrat e meritorëve për këtë arritje historike të skuadrës së qytetit të tij.
Kujtojmë se komentatori u bë i famshëm me komentimet e ndeshjeve teksa disa prej lojtarëve i cilësonte me ari dhe i krahasonte me yjet botërore të futbollit./FrontOnline/