Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me “Turneun e Ndryshimit”, shkuan sonte në Malishevë.
Ai tha se ky qytet i Kosovës i dha zë këtij turneu.
Në një postim në Facebook, kryetari i LDK-së, më tutje shkruan se Kosova do të fitojë në fund dhe ndryshimi po vjen.
“Malisheva. Zgjimi qytetar po ndodhë në secilën anë! Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’. Kjo frymë, ky momentum, kjo ngritje popullore, është përgjigje estetike ndaj arrogancës, ndarjes e propagandës së pushtetit. Kosova do të fitojë në fund! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku