Malisheva ia ka besuar pozitën e trajnerit Arsim Thaçi edhe për edicionin e ardhshëm.
Përveç trajnerit, Malisheva ka “blinduar” edhe futbollistët si Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina, shkruan FrontOnline.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi malishevas në rrjetin social “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Malishevës:
“FC Malisheva është e lumtur të prononcoj se ka nënshkruar kontratë të re me trajnerin Arsim Thaçi për sezonin e ardhshëm.
Trajneri Arsim Thaçi është njeriu që krijoi legasinë e tij me FC Malishevën, me ardhjen e tij sezonin e kaluar, ai solli një përvojë të nivelit elitar në menaxhimin e klubit duke e promovuar klubin në Superligë. Solli një shpirt ekipor dhe tregoi se si lojtarët e zakonshëm, në përpjekje të përbashkëta arrijnë rezultate të jashtëzakonshme.
Përpos me trajnerin, klubi sot nënshkroi kontratë edhe me lojtarët Caner Gzimi, Jetmir Kacoli dhe Liman Morina. Janë këta lojtarë që i sjellin lojës emocion, shpejtësi dhe fuqi, duke e ngritur çdo lojë deri në limite“./FrontOnline/