×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi: Opozita t’ia votoj VV-së kandidatin për kryetar Kuvendi – Ambasadat që kanë sjellë zgjidhje, tani janë të hutuara

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Analisti politik Shkëlzen Maliqi për FrontOnline ka komentuar situatën e krijuar pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se bllokada aktuale nuk mund të zgjidhet pa një hap konkret nga njërën prej palëve.

    Sipas tij, megjithëse zgjidhje ekzistojnë, ato nuk po funksionojnë për shkak të partive politike.

    “Nuk i kam mendu opsionet. Presidentja duhet me ndërmarrë diçka, por nuk e di se çka do të mund të bënte. Ajo mund të vazhdojë me procedura pas zgjedhjes së kryeparlamentarit. Nuk kam ndonjë ide se çka duhet me bërë,” deklaroi Maliqi, duke shprehur pasiguri për rolin e mundshëm të presidentes në këtë fazë.

    Ai theksoi se në situata të tilla, historikisht ka qenë një “faktor i tretë” që ka ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes, por këtë herë edhe ndërkombëtarët duket se janë në dilemë.

    “Zgjidhje ka, por nuk po funksionojnë. Gjithmonë ka qenë faktori i tretë që ka sjellë zgjidhjen, tash edhe ambasadat janë të hutuara,” u shpreh Maliqi për FrontOnline.

    Sipas tij, një kompromis është i domosdoshëm dhe hapi i parë duhet të vijë nga opozita, e cila, sipas tij, duhet të lejojë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Duhet të lëshojë pe dikush nga dy palët. Por opozita duhet me ia votu kryetarin e Kuvendit VV-së, sepse nuk është pozicion i rrezikshëm,” tha ai.

    Maliqi vlerëson se vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të nisë zyrtarisht procesi për formimin e Qeverisë.

    “Pastaj hapet rruga për formimin e Qeverisë. Nëse VV nuk e formon, vazhdohet me partinë tjetër, nëse as ajo nuk e formon, le të shkohet në zgjedhje, siç është e paraparë,” përfundoi ai.

    Analistët politik flasin për mundësinë e daljes nga kriza politike, përmendet edhe opsioni i votimit të kryeparlamentarit

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.