Publicisti, Shkëlzen Maliqi, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar arrestimin dhe bastisjen e banesës që i’u bë ditën e djeshme, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.Maliqi thotë se spektakli i bërë ditën e djeshme në shtëpinë e Krasniqit, ka qenë i panevojshëm dhe është një ndjekje e agjendës serbe dhe raportit të Dick Marty.
Ajo tutje shton se kjo Gjykatë ka patur dështime skandaloze dhe si e tillë i duhet të “dëshmojë” se është serioze.
Maliqi aludon se kjo Gjykatë mundet edhe mos të ketë gjetur prova dhe ato ka dashur t’i sigurojë përmes bastisjes.
Gjykata Speciale, sidomos Prokuroria e kësaj gjykate ka pas dështime aq të mëdha dhe skandaloze, ashtu që si duket po i duhet edhe asaj vetë të “dëshmojë” se është institucion me peshë dhe serioz. Spektakli me bastisjet dhe burgosjen e Jakup Krasniqit ka qenë absolutisht i panevojshëm, sikundër që u pa me rastin e deputetit Rexhep Selimi.
Mos Prokuroria nuk ka gjete prova të mjaftueshme për akuzën ndaj ish zëdhënësit të shtabit të UÇK-së, që tani ato t’i sigurojë me bastisje?! Ish udhëheqësit e UÇK-së kanë dëshmuar edhe me parë se nuk kanë frikë nga ballafaqimi me drejtësinë të bindur se lufta e tyre ka qenë e drejtë, andaj ky është edhe një komprometim i Gjykatës Speciale në dështime dhe ndjekjen e agjendës së konstruktuar nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe raporti i Dik Martit, që pat bërë bujë me akuzat për trafikim të organeve e që tani askund nuk figurojnë në aktakuza”Maliqi thotë se është e pashpjegueshme se si kjo Gjykatë nuk heton rrjen e dokumentave të saj dhe krimet makabre serbe që janë të pazbardhura.
“Është vërtet e pashpjegueshme dhe skandaloze që Gjykata nuk heton rrjedhjen e dokumenteve të saja që do ta komprometojnë seriozitetin e gjykimeve! Besoj se do të dalin sheshit arsyet e këtyre aferave, por unë do ta theksoja një paradoks tjetër që po tregohet, mes pedanterise me të cilën ndjekjet çdo dyshim ndaj krimeve të supozuara të komandantëve të UÇK-së, nga njëra anë, dhe krimeve masive të pa hetuara të regjimit serb i cili ka fshehur masakrat masive të civilëve shqiptar dhe sidomos rivarosjen e tyre në varrezat masive në Sërbi? A nuk janë ato ashiqare krime lufte të organizuara, ku kanë marr pjesë direkt ose indirekt edhe udhëheqësit aktual të Serbisë”
Ai thotë çfarë është kjo Gjykatë që ndjek selektivisht vetëm shqiptarët dhe jo edhe zyrtarët serb që kanë kryer krime.
“Nuk mund të heshtet me ky trajtim më dy arshina të krimeve të luftus. Po, duhet të hetohen dhe ndëshkohen të gjitha krimet e pazbardhuracnë Kosovë, por ç’ka është kjo Gjykatë që ndjek selektivisht vetëm shqiptarët, e jo edhe krimet e përmasave të një Srebrnica të dytë, kur vetë zyrtarët e lartë serbë (p. Sh. Daçiq, klush i Milisheviqit) publikisht deklarojnë se e vërteta për varrezat masive në Sërbi duhet të fshehen” tha Maliqi për Gazeta Blic.Ditën e djeshme policia e EULEX bastisi shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, dhe bëri arrestimin e tij .Pak orë më vonë edhe Rexhep Selimi deklaroi se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale dhe pritet të niset sot drejt Hagës.Ndërkohë kjo Gjykatë është në shqyrtim të aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.