×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalutave”

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë rreth dy vjet më parë.

    Do Kwon kërkohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut dhe rrezikon të përballet me ligjin edhe në Singapor.

    Gjykatat në Mal të Zi i kanë lëshuar të paktën tetë vendime, shpesh kontradiktore, në lidhje me fatin e Do Kwonit.

    Në shtator, Gjykata Supreme e Malit të Zi tha se Do Kwon mund të dërgohet qoftë në Shtetet e Bashkuara, apo Korenë e Jugut, dhe se vendimi përfundimtar se në cilin vend i takon ministrit të Drejtësisë Bojan Bozoviq.

    Më 24 dhjetor, Do Kwon e humbi ankesën përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi kundër ekstradimit.

    Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi tha në një komunikatë se vendosi ta ekstradojë atë në SHBA duke i marrë parasysh të gjitha faktet dhe duke vlerësuar kushtet, si peshën e veprave penale, vendin e kryerjes së tyre, radhën e paraqitjes së kërkesës, shtetësinë e të kërkuarit, mundësinë e ekstradimit të mëtejshëm në një vend tjetër.

    “Shumica e kritereve janë në favor të kërkesës për ekstradim në Shtetet e Bashkuara dhe ministri i Drejtësisë ka nxjerrë një vendim që lejon ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në të njëjtën kohë refuzon ekstradimin në Republikën e Koresë [së Jugut]”, thuhet në njoftim.

    Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Chang Jun, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars 2023, kur u përpoqën të udhëtonin në Dubai me një fluturim privat duke përdorur pasaporta të falsifikuara.

    Më pas Kwon u dënua me nga katër muaj burgim për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Chang Yun u ekstradua në Korenë e Jugut në fillim të këtij viti.

    Në tetor, Do Kwon pretendoi se akuzat e Koresë së Jugut ishin të paligjshme dhe “të motivuara politikisht”.

    Gjyqi i Do Kwon u zhvillua në mungesë në Shtetet e Bashkuara, ku një juri në Nju Jork më 5 prill e shpalli atë dhe Terraform Labs përgjegjës për akuzat civile për mashtrim, duke u pajtuar me Komisionin amerikan të Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) se ata kishin mashtruar investitorët.

    Terraform Labs pranoi t’i paguajë rreth 4.5 miliardë dollarë në një marrëveshje civile me SEC pas vendimit të gjykatës. Do Kwon u urdhërua t’i paguajë 204 milionë dollarë./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme amerikane që të pauzojë zbatimin e ligjit që do të...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Në Tiranë SPAK-u bëri të ditur të premten se në lidhje me hetimet që kanë përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Zotimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të sjellë ndryshime në qeverinë amerikane, nënkupton edhe reformimin e njërës prej agjencive kryesore...
    Të tjera
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Mungesa e energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës ka krijuar shqetësime të mëdha për qytetarët, të cilët po përballen me ndërprerje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ka ndërruar jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dy Heronjve të Kombit, Mujë dhe Ali Krasniqit. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rrezikun që paraqet grupi i Milan Radoiçiqit për territorin e Kosovës, përderisa është ende i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot do të vendosin gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në Rekë-Vatë të Kaçanikut....
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Në Tiranë SPAK-u bëri të ditur të premten se në lidhje me hetimet që kanë përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Komuna e Shtimes sot mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të objektit të ri të komunës. Në këtë ceremoni merr pjesë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.