Çmimet e makinave të përdorura në Gjermani janë në një nivel rekord dhe arsye për këtë janë problemet në zinxhirin global të furnizimit.
Mungesa e çipave dhe pjesëve të tjera ka detyruar prodhuesit si Mercedes dhe Volkswagen të ngadalësojnë prodhimin dhe ka gjithnjë e më pak automjete të reja në treg. Inflacioni është presion shtesë.
Çmimet e makinave të përdorura në Gjermani, që është tregu më i madh i makinave në Evropë, janë rritur me 27 për qind muajin e kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimi mesatar është më i lartë se kurrë dhe arrin në 31801 euro.
Megjithatë, prodhuesit po bëjnë fitime të konsiderueshme, pavarësisht problemeve të përmendura. Shkaku është rritja e çmimeve. Ka shumë më pak makina të përdorura, sepse ato shiten më shpejt. Mesatarisht shiten për 73 ditë, ndërsa një vit më parë shiten për 103 ditë.
Inflacioni në Gjermani po rritet dhe është më i larti që nga bashkimi i vendit në vitet ’90, raporton Bloomberg./FrontOnline/