Një 4 vjeçar është goditur për vdekje nga një makinë në fshatin Carrallukë të Malishevës.
Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhë në orën 13:30.
“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë -rreth 4 vjeqar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmiu është pa shenja jete. I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njesitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakovë është njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Nusret Gjurkaj./Front Online/