×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda Kelmendi tregon nëse do të pensionohet në fund të vitit 2021

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021
    sot-perurohet-shtatorja-e-majlinda-kelmendit

    Edhe pse thotë se nuk ishte ndjerë mirë fizikisht dhe psiqikisht në ditën e garave, Majlinda Kelmendi shprehet se ndihet e lumtur që Kosovës i solli një tjetër medalje të bronztë nga Grand Slami i mbajtur në Tel Aviv të Izraelit.

    Kelmendi deklaroi se viti 2021 ka filluar mirë për atë dhe se do të vazhdojë të përgatitet për Olimpiadërn, e cila pritet të mbahet po ashtu gjatë këtij viti.

    “Realisht e kam filluar mirë vitin 2021, vitin ku do të mbahet Olimpiada. Në Izrael nuk mund të them që jam ndier aq mirë, nuk e di as vet, nuk ka shkuar ashtu siç e kam pritur. Nuk isha mirë atë ditë, as fizikisht as psiqikisht por shyqyrë prej Zotit shkoi mirë dhe mora medalje. Sigurisht se jam e lumtur, secila medalje është e mirëseardhur, secila pikë është e mirëseardhur në këtë cikël të fundit olimpik, në këtë vit të fundit, kështu që në përgjithësi po shkon mirë, po shpresoj shumë që… ato përgatitjet bazike për Olimpiadë do të shkojnë si duhet. Shpresoj që nuk do të kem probleme me lëndime dhe po besoj gjithçka do të jetë si duhet”, tha Kelmendi.

    Javë më parë, trajneri i xhudos Driton Kuka, në një intervistë për KosovaPress, kishte deklaruar se viti 2021 mund të jetë i fundit për Majlinda Kelmendin sa i përket pjesëmarrjes në gara dhe një gjë të tillë nuk e mohon as vet ish-kampionia e botës, e cila thotë se kjo do të vendoset pas Lojërave Olimpike, varësisht nga disponoi i saj.

    “Jo, do të shohim pas Lojërave Olimpike, ta shohim si po shkon. Sigurisht se pas Lojërave Olimpike do ta kem një pushim ndoshta pak më të gjatë, pushim prej garave po flas, pastaj të shoh se si po ndihem. Në këtë nivelin ku gjendem duhet të jetë motivi shumë i madh, nuk është e lehtë të ushtrosh dhe të vazhdosh të garosh kur i ke të gjithë titujt, kur ke arritur gjithçka çfarë mundet një sportist të arrijë në sport, kështu që të shohim disponimin pas Lojërave Olimpike”, theksoi Majlinda Kelmendi.

    Kelmendi duke folur për KosovaPress, tregon se a e sheh veten si trajnere të xhudos, pasi t’i jap fund karrierës së bujshme të saj.

    “Sigurisht që po, realisht është diçka çfarë e bëjë me shumë kënaqësi, më pëlqen shumë ta demonstroj, ta tregoj atë çfarë unë e bëjë më së miri, kështu që po mendoj që do të isha një asistente e mirë e Tonit. Nuk mundem të them që një trajnere e mirë, është krejt tjetër të jesh sportist i mirë, e krejt diçka tjetër të jesh trajner i mirë, kështu që po mendoj që do të kisha pasur mundësi me qenë një asistente e mirë për trajner”, tha në fund Kelmendi.

    Ndryshe, Majlinda Kelmendi gjatë karrierës së saj i ka dhënë Kosovës tetë medalje të Arta në gara të ndryshme, ndërsa kulmin e kishte arritur në vitin 2013, kur ishte shpallur Kampione e Botës në Rio de Janeiro.

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.