×
  • Lajme
  • Lajme

    Majko pas kërcënimit të Vuçiq: Kosova na ka neve

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kërcënoi hapur me luftë Kosovën dhe shqiptarët duke marrë si shembull atë që ndodhi në Nagorni Karabakh mes armenëve etnikë dhe Azerbajxhanit. Vuçiç tha se mes serbëve dhe shqiptarëve ka një konflikt të ngrirë dhe ai mund të shkrijë duke sjellë pasoja të rënda.

    Një deklaratë e tillë riktheu kujtimet e pak më shumë se 20 viteve më parë kur forcat serbe masakronin shqiptarët në Kosovë, ndërsa Vuçiç bënte zëdhënësin e Millosheviçit.

    Pandeli Majko është një ndër personazhet e rendësishëm të ngjarjeve të rënda të asaj kohe, ku në detyrën e kryeministrit iu desh të përballej me një krizë si ajo e Kosovës, me dhjetëra mijëra të shpërngulur që u nevojitej kujdes dhe ushtrinë serbe që kishte hyrë në kufi.

    I ftuar Radar Informativ me Jonida Shehun në ABC, Majko bëri disa deklarata të bujshme, të cilat kanë gjetur pasqyrim në mediat shqipfolëse më të njohura në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe më gjerë.

    Ajo që Majko tha në ABC ka rikthyer debatin nëse Turqia është apo jo aleati ynë strategjik ndërkohë që furnizon me dronë vrasës Serbinë, ndërsa këtu kërkon mbyllje shkollave.

    Majko për dronët turq në Serbi:

    Ne kemi tre marrëdhënie strategjike që kanë të bëjnë me tre fqinjët tanë të rëndësishëm, Turqia ka një distancë, por ne e konsiderojmë distancë goxha të afërt. Kemi të bëjmë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Turqia po furnizon me armatim Serbinë, po e dimë, mendoj se secilido e kupton që ne mbajmë shënim.

    Në memorien e marrëdhënieve shqiptaro-turke kjo regjistrohet. Kaq. Do të mbetet e shkruar në memorien shqiptaro-turke, nuk thash po e shpallim armike Turqinë” tha ai. I pyetur nëse e shqetëson armatimi i Turqisë, Majko theksoi se “Furnizuesi i parë i Serbisë është Rusia. Në panik nuk duhet të jemi, sikur kanë ata miqtë e tyre, kemi edhe ne miqtë tanë”

    Majko për kërcënimet e Vuçiçit:

    Nëse do të ketë një konflikt si në Nagorni-Karabakh, trupat serbe do të përballen me trupat e NATO-s. Dhe po bëri vaki që të ndodhë kjo histori që do të thotë ripërsëritje e luftës së Kosovës, po ju them që shqiptarët të organizuar dhe të paorganizuar, do të bëjnë një gjë që s’e kanë bërë as herën e kaluar.

    Dhe këtë Serbët duhet ta dinë shumë mirë. Kur shqiptarët fituan një luftë me NATO, pa pasur shtet, pa pasur ushtri, pa pasur strukturat shtetërore, imagjinoni se çfarë bëjnë duke e pasur Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur të papranueshme që qytetarët e kësaj komune të mbesin deri në 8...
    Lajme02 Janar 2025
    Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa mjegulla do të vazhdojë lokalisht deri në orët...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Ësht nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit janë në kërkim të personit të...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat në veturë, ka qenë edhe një fëmijë i moshës...
    Lajme02 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka thënë se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit ndërmjet...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj. Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Autoritetet e Malit të Zi kanë dalë sot me detaje lidhur me tragjedinë e mbrëmshme në Cetinje, ku 45-vjeçari  Aco Martinoviq vrau...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.