Ka nxitur shumë reagime të përdoruesve shqiptarë në Instagram një fotografi e postuar të mërkurën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën paraqiste hartën e Kosovës me flamur të Serbisë.
Në kujtim të “Trazirave të marsit”, Vuçiqi kërcënoi Kosovën se “do të ketë përgjigje adekuate” po që se përsëritet një gjë e tillë.
E, lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri I Shqipërisë, Pandeli Majko.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Majko ka shkruar se sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.
Sipas tij, Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj.
Postimi i tij i plotë:
Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.
Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.
Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!/Front Online/
https://www.facebook.com/pandeli.majko/posts/286648272826325