Reperi i njohur Majk, ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Kënga me titull “Më fal” është pritur mirë nga fansat, duke u shndërruar në një nga hitet e momentit.
Ashtu sikurse shumë kolegë të tij, reperi nga Prishtina, po përballet me vështirësitë në zhvillimin e profesionit të tij normalisht, për shkak të kufizimeve që ka sjell pandemia globale prej dy vitesh, COVID-19.
E kur jemi te virusi famëkeq, Majk duket se ka marrë masat me injektimin e dy dozave të para të vaksinës, por nuk është dakord për të tretën.
Kështu së paku ka lënë të kuptohet ai përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka zbuluar mesazhin që i është dërguar nga MSh me njoftimin për të marrë dozën e tretë (përforcuese) të vaksinës kundër COVID-19.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kastriot Rexha, ka bërë të ditur se i ka kthyer një mesazh ku shkruhej “Tung more”, me çka ka treguar se ka shpërfillur kështu rekomandimet për të marrë dozën e tretë.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë një ironi e reperit vetëm për ndjekësit e tij në Instagram, apo mesa duket ai vërtet ka vendosur që të refuzojë marrjen e dozës përforcuese.