Duke qenë se jemi në gjendje pandemie, ka kohë që Ministria e Shëndetësisë ka bërë njoftimin për marrjen e dozës së tretë të vaksinës.
Për të marrë vaksinën të gjithë qytetarët lajmërohen përmes mesazhit se në cilën pikë të paraqiten.
Duke e refuzuar kategorikisht këtë gjë, artisti Majk, ka postuar mesazhin e nisur M.SH – së, pas njoftimit që ka marrë.
Reperi ka postuar në InstaStory mesazhin që ia kanë dërguar për t’u lajmëruar në pikën më të afërt për marrjen e vaksinës.
“Tung more”, ka qenë mesazhi që Kastriot Rexha (emri i vërtet), ua ka kthyer duke treguar haptazi që refuzon këtë dozë.
Si shumë qytetarë dhe artistë të tjerë që po e refuzojnë si duket edhe Majk është tanimë në mesin e tyre.