Skivi së fundi ishte i ftuar në emisionin “Barber Shok”, ku ka nxjerrur shumë deklarata për marrëdhënien e tij me pjesëtarët e grupit Babastars.
Pas kësaj, ishte Majk ai që ka bërë një deklaratë në ‘Instagram’.
Një storje e reperit po merret si një thumb ndaj ish mikut dhe bashkëpuntorit, Skivi.
“Nuk ka më keq se të mendosh që je bërë dikush që realisht nuk je”, thuhet në storjen e Majkut.
Skivi dhe Majk nuk kanë raporte të mira me njëri-tjetrin, madje ata nuk shoqërohen dhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Skivi në intervistë foli për raportet me pjesëtarët e grupit Babastars, ku edhe tha se grupi vazhdon të egzistojë, dhe se nuk i ka ardhur aspak mirë kur ka dëgjuar nga shokët e dikurshëm të Babastars se “grupi është shuar”.
“Sepse nëse nisemi me atë ‘që janë shuar BabaStars’ ajo është shumë gabim. Nuk bën ashtu të thuash. Prej kësaj më ka ardhur keq kur kam dëgjuar deklaratat si ‘janë shuar BabaStars’. I kam dëgjuar prej ish-kolegëve të mi në BabaStars, domethënë prej një vendi ku vet ke ecur, ke ngrënë e pirë e plus i këndon këngët që s’janë të tuat hiç, duke filluar prej ‘High 1’ dhe ‘High 2’ që as këngët e tij nuk janë, po bjen si në kontradiktë me vetveten”- tha ndër të tjera Skivi, referuar Majk.
Majk nuk kanë qenë në këngën “High 1”, por që i është bashkuar më vonë BabaStars, në hitet vazhduese të “High”, si: “High 2”, “High 3” dhe “High 4”.