Artistët e njohur, Majk dhe Bardhi, janë bërë gati për bashkëpunimin e tyre të radhës.
Dyshja e famshme e estradës tanimë kanë njoftuar fansat se dueti i tyre “Përgjithmonë” do të lansohet të dielën.
E pak para publikimit, ata kanë shpërndarë edhe një pjesë për të treguar pak nga ajo se si duket klipi i tyre.
“Majk x Bardhi – Përgjithmonë. E diel, ora 18:00”, ka shkruar reperi nga Kumanova në një postim të publikuar në Instagram.
Të njëjtit kanë bashkë edhe një këngë tjetër që e sollën për publikun në muajin qershor.
“Ama” u prit jashtëzakonisht mirë dhe vetëm për një kohë ka kaluar shifrën e 15 milionë klikimeve në YouTube.
Të njëjtit sivjet mes tjerash kanë qenë shumë të angazhuar edhe me koncerte.