Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e zhvilloi dje ndeshjen e fundit miqësore për muajin qershor.
Në Antalia të Turqisë, “Dardanët” u përballën me Gambinë, shkruan FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fitoi Kosova me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Kosovën e shënoi Arbër Hoxha në minutën e 80-të.
Ylli dukagjinas realizoi një super-gol, duke shmangur mjaft mirë futbollistët kundërshtar.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/