Prime i sotëm i Big Brother VIP Albania ka nisur me debate mes banorëve.
Kjo për shkak se produksioni ka vendosur të hap spektaklin duke shfaqur tensionet e krijuara mes Armaldos, të njohur si Maestro dhe Luizit, shkruan lajmi.net.
Maestro dhe Luizi, të cilët ishin miq që nga fillimi i BBVA, gjatë kësaj jave kanë pasur disa situata ku debati ka eskaluar deri në fyerje mes vete.
Kjo ka nxitur reagimet edhe të banorëve të tjerë, ku është përfshirë edhe e dashura e Luizit, Kiara.
E pyetur rreth situatës, Kiara ka zgjedhur të mos mbajë anën e të dashurit të saj, Luizit, duke thënë se gjendet mes dy zjarreve.
“Unë sot jam ndjerë shumë keq për situatën e krijuar. Unë gjendem mes dy zjarreve kur këta dy zihen, pasi që janë dy personat që unë kam marrëdhënie më të mira brenda shtëpisë që kur kemi nisur”, ka thënë Kiara.
Luizi nuk ka reaguar ndaj saj, megjithëse gjatë ditës ka pasur një moment që kishte “shpërthyer” ndaj saj duke i thënë që t’i flas vetëm kur të qetësohet dhe jo kur është me nerva.
Maestro në anën tjetër ka deklaruar se nuk dëshiron të komandohet nga Luizi, duke thënë se ai nuk ka kufij as me shakatë e tij.
Për situatën ka reaguar edhe Bledi Mane dhe Olta Xhigari.
Bledi ka deklaruar se Maestro është një “pervers” dhe se dëshiron të përdoret qoftë nga Luizi, apo nga Olta, duke shtuar se Maestro do të bëhet prap mik me Luizin.
“Brenda javës këta do të përqafohen sërish”, ka thënë Bledi.
Çuditërisht, në gjithë këtë mes Olta ka “anuar” më shumë nga Maestro, ndoshta duke marrë parasysh faktin se Luizin e konsideron si “kundërshtar të fortë”.
Kujtojmë se gjatë gjithë javës, fansat në rrjet sociale kanë kritikuar edhe Kiarën e cila sipas tyre nuk i ka qëndruar Luizit pranë kur ai ishte ndjerë keq.