Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se shkencëtarët e shtetit të tij kanë zbuluar një ilaç për të luftuar Coronavirusin e ri, raporton agjencia ruse e lajmeve “TASS”.
“Studimi ka zgjatur gjashtë muaj, rezultatet tregojnë se qind për qind shkatërron virusin COVID-19 pa efekte toksike në molekulat e shëndetshme”, ka thënë Maduro.
Sipas tij, në zemër të “ilaçit që shkatërron koronavirusin” është “molekula DR10, që përdoret për të trajtuar hepatitin C, papillomavirusin te njeriu dhe Ebolan”.
Maduro ka shtuar se në ditët në vijim, shteti i tij do të transferojë rezultatet e punës së bërë në Institutin e Venezuelës për Hulumtime Shkencore te Organizata Botërore e Shëndetësisë.