Madonna është një tjetër person i famshëm që mbështeti luftën e këngëtares Britney Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë që babai i saj Jamie Spears ka mbi jetën dhe pasurinë e saj. Ylli i popit i është bashkuar Cher, Miley Cyrus dhe shumë të famshëm të tjerë që kritikojnë dispozitën ligjore për shkak të së cilës Britney nuk ka kontroll mbi jetën e saj, dhe Madonna e quajti atë një “shkelje të të drejtave të njeriut”. Ajo postoi një foto të saj të veshur me një bluzë me emrin Britney Spears në Instagram dhe tha se kjo do ta ndihmonte atë “të dilte nga burgu”.
“Kthejani kësaj gruaje jetën e saj. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekje patriarkatit lakmitar që ua bën këtë grave me shekuj. Kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut! Britney, ne po vijmë për t’ju nxjerrë nga burgu!”, ka shkruar Madonna. Të dy këngëtaret bashkëpunuan në vitin 2003 kur u krijua hiti “Me Against the Music”, dhe në të njëjtin vit ato u puthën ndërsa performuan këtë këngë së bashku në ceremoninë e MTV-s./FrontOnline/