Mbretëresha e muzikës pop, Madonna ishte mysafire në shfaqjen e famshme televizive “The Tonight Show” nga Jimmy Fallon në të cilën ajo promovoi dokumentarin ‘Madame X’ dhe tronditi shikuesit me sjelljen e saj.
Këngëtarja tha në një intervistë se të gjithë para ekraneve të vegjël duhet të kuptojnë se arti është i rëndësishëm.
“Artistët janë këtu për të prishur qetësinë tonë. Dhe shpresoj që kam prishur jo vetëm qetësinë tuaj, por edhe paqen e njerëzve që shikojnë këtë shfaqje, por në një mënyrë të mirë”, i tha Madonna Jimmy -t.
Jo shumë kohë më vonë, ajo u ngrit nga karrigia e saj dhe u shtri në tryezën e Fallonit, i cili filloi të bërtiste ‘Jo, jo, jo, ndalo!’.
Në mënyrë që mbretëresha e popit të mos ‘zbulojë’ shumë për publikun, Jimmy e mbuloi me një xhaketë. Por asaj nuk i pëlqeu. Madonna u largua nga tryeza dhe ngriti fustanin e saj drejt audiencës në studio, dhe natyrisht të gjithë e panë vithet e saj para ekraneve të vegjël. Udhëheqësi Fallon mbuloi kokën për shkak të kësaj./FrontOnline/