×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macron: Vendimi i Trumpit për tarifa është brutal dhe i pabazuar

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Presidenti francez Emmanuel Macron tha se tarifat e presidentit amerikan Donald Trump janë një “tronditje për tregtinë ndërkombëtare”, duke thënë se do të kenë një “ndikim masiv” në ekonominë evropiane.

    “Vendimi që u njoftua mbrëmë është një vendim brutal dhe i pabazuar”, thotë ai, duke shtuar se ekonomia amerikane dhe konsumatorët do të dalin “më të varfër dhe më të dobët”.

    Bashkimi Evropian është ndër ata që u goditë më së shumti nga tarifat e Trumpit, shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, i quajti tarifat e Trumpit një “goditje të madhe për ekonominë botërore”.

    Trump vendosi tarifa bazë prej 10 për qind ndaj të gjitha vendeve që shesin mallra në SHBA, përfshirë këtu edhe Kosovën e Shqipërinë, e për disa tjera, me të cilat vendi i tij ka deficit ekonomik e tregtar, taksat i ngriti deri në 34 për qind, si në rastin e Kinës, 20 për BE-në e 24 për Japoninë.

    Presidenti tha se e mori këtë vendim pasi vendet dhe ekonomitë tjera përfituan shumë nga Shtetet e Bashkuara, të cilën, siç deklaroi, e shkatërruan shumë.

    Trump tha se tarifat që po i vendos janë reciproke, të cilat i shpjegoi me fjalinë e thjeshtësuar “ata na bëjnë neve, ne ua bëjmë atyre”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare. Qeveria e Kinës thotë...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Liderët e Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj një sërë importesh nga Shtetet e Bashkuara,...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Shqetësimet për sigurinë e fëmijëve në qendrat e kujdesit ditor në rajonet frëngjishtfolëse po rriten, transmeton albinfo.ch. Raportet e televizionit francez zviceran...
    Të tjera
    Vip08 Prill 2025
    ‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejt fundit dhe beteja për finale vazhdon e bëhet më e fortë. Në një televotim kokë...
    Lajme08 Prill 2025
    Erdhi në jetë para 5 ditësh, por nuk ka identitet. Nëna e foshnjës së braktisur është një fëmijë, e lindur në vitin...
    Lajme08 Prill 2025
    Komiteti i OKB-së për Zhdukjet e Detyrueshme (CED) publikoi sot gjetjet e tij për Serbinë, Belgjikën, Republikën Qendrore të Afrikës, Gambinë dhe...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare. Qeveria e Kinës thotë...
    Lajme08 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, për “Front Online” ka folur lidhur me deklaratat e liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Liderët e Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj një sërë importesh nga Shtetet e Bashkuara,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.