×
  • Lajme
  • Lajme

    Macron rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe vizitën në vendin tonë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi sot një video-konferencë me presidentin e Francës Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut, liberalizimin e vizave dhe Dhomat e Specializuara.

    Macron fillimisht falënderoi kryeministrin Hoti për mbështetjen që i kanë dhënë Francës, me rastin e sulmeve të fundit terroriste në Paris.

    Kryeministri Hoti ndërkaq, vlerësoi lart kontributin e çmuar që ka dhënë Franca në mbështetje të shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës.

    Ai e njoftoi presidentin Macron me veprimet e fundit nga Dhomat e Specializuara që sollën edhe dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi.

    Hoti e siguroi Macron se Qeveria e Kosovës me përkushtim do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunues konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërkohë që partitë politike parlamentare janë të gatshme për të gjetur zgjidhje në përputhje me ligjet dhe kushtetutën.

    Presidenti Macron përshëndeti sjelljen me dinjitet, pjekurinë e kulturën e lartë politike të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, pas veprimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara.

    Hoti dhe Macron biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit.

    Lidhur me liberalizimin e vizave, kryeministri Hoti dhe presidenti Macron, u dakorduan që ditëve në vijim, si pjesë e mekanizmave për verifikim, të zhvillohen takime në nivel të ekspertëve që do të pasoheshin me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve.

    Presidenti Macron gjithashtu iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Hoti, për një vizitë shtetërore në vendin tonë, por nuk janë dhënë më tepër detaje se kur ajo do të mund të realizohet.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas...
    Të tjera
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës. Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.