×
  • Lajme
  • Lajme

    Macron: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, kusht thelbësor për integrimin e dy shteteve në BE

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për integrimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

    Këtë deklaratë Macron e ka bërë pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    “Folëm edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Franca është thellësisht e përkushtuar për këtë. Është kusht thelbësor për integrimin e tyre evropian”, ka shkruar Macron në llogarinë e tij në platformën “x”.

    Macron ka thënë se në këtë takim ka theksuar angazhimin për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ata kanë folur edhe për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Pas takimit, ka folur edhe Vuçiq, i cili u tha gazetarëve se me Macronin diskutoi për çështjet gjeopolitike dhe për situatën në Serbi.

    “Kemi diskutuar për një sërë çështjesh lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe i kërkova Francës që të marrë pjesë në Expo 2027 në Beograd, dhe mendoj se kemi marrë një përgjigje pozitive”, tha Vuçiq.

    Vuçiq deklaroi se çështja më e vështirë është situata në Republikën Sërpska, entitet në Bosnje e Hercegovinë.

    “Kam luftuar që të gjendet një zgjidhje kompromisi. Nuk mund ta pranoj që e vetmja zgjidhje është arrestimi [i presidentit të Republikës Sërpska, Millorad] i Dodikut. Kjo nuk është zgjidhje, është krijim i problemeve”, tha ai, duke shtuar se i ka paraqitur idetë e tij për zgjidhjen e kësaj krize, por pa specifikuar se për çfarë idesh bëhet fjalë./Reporteri.net

     

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për situatën që është në vend tash e disa javë, pasi ende...
    Lajme17 Maj 2025
    Nuk mendoj se është gjëja e duhur që edhe pas 25 vjetësh ka ende vende të cilat nuk e njohin Kosovën, kjo...
    Lajme17 Maj 2025
    Bekim Jashari, ish-kryetari i Skenderajt, ka bërë të ditur se sot janë mbledhur në Shqiponjë për të përkujtuar 26 vjetorin e çlirimit...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih Demaku dhe Driton Musli Demaku. Në një postim në...
    Lajme17 Maj 2025
    Zëvendës Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjenerali i Brigadës Cahit Irican, kryesoi transferimin e autoritetit të kontingjentit grek. Në një postim në...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Hamasi thotë se negociatorët e tij kanë hapur një raund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza, disa...
    Lajme17 Maj 2025
    Sala Jashari, bashkëkryesuese e seancës konstituive, njëherit deputete e PDK-së ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë...
    Lajme17 Maj 2025
    Sot është zhvilluar edhe tentativa e 17-të për konstitumin e Kuvendit, e cila, si tentimet e tjera nga seanca, ka përfunduar pa...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Ata bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.