×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Macron: Nevojiten masa të fuqishme për ta detyruar Moskën të pranojë armëpushim në Ukrainë

    FrontOnline
    13 Prill 2025

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të dielën se nevojiten “masa të fuqishme” për ta detyruar Moskën të pranojë një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë, pas sulmit vdekjeprurës nga ushtria ruse në Sumi.

    “Të gjithë e dinë këtë: kjo luftë nisi vetëm nga Rusia”, shkroi Macron në X.

    “Dhe sot, është e qartë se vetëm Rusia po zgjedh për ta vazhduar atë, duke shpërfillur jetën e njerëzve, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike të presidentit [amerikan Donald Trump]”, tha ai.

    Më shumë se 32 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët.

    Në mesin e të vrarëve janë dy fëmijë. Të paktën 84 njerëz të tjerë janë plagosur, përfshirë 10 fëmijë.

    Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.

    Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

    Muajin e kaluar, Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë shpallën pikat e përgjithshme të një armëpushimi – një ndalim i kufizuar i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike si termocentralet, linjat e transmetimit, nënstacionet dhe struktura të ngjashme.

    Kievi e mbështeti armëpushimin e kufizuar, me kusht që Moska t’i përmbahej atij.

    Më pas, pati një marrëveshje të përkohshme për të kufizuar luftime në rajonin e Detit të Zi, si pjesë e përpjekjeve për të rifilluar eksportet në shkallë të gjerë të produkteve bujqësore ukrainase dhe ruse.

    Megjithatë, Kremlini këmbënguli për disa kushte që ekspertët e jashtëm i cilësuan si të vështira, për të mos thënë të pamundura për t’u përmbushur.

    Tashmë, pothuajse një muaj më vonë, armëpushimi është përkeqësuar deri në pikën e dështimit, ndërsa si Kievi ashtu edhe Moska vazhdojnë sulmet ditore duke përdorur dhjetëra dronë dhe raketa të fuqishme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesnatën e së enjtes në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz. Një automjet ka përplasur...
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Pas rikuperimit në 2024 importet për grupin e drithërave shënojnë sërish rënie. Për periudhën janar-mars janë importuar rreth 59 mijë tonë drithëra,...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2025
    Sot shënohet 1 Maji, i njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Kjo ditë simbolizon luftën për të drejtat e punës, kushte...
    Bota/Rajoni30 Prill 2025
    Pas rikuperimit në 2024 importet për grupin e drithërave shënojnë sërish rënie. Për periudhën janar-mars janë importuar rreth 59 mijë tonë drithëra,...
    Lajme30 Prill 2025
    Behrami e mbështet Krasniqin vendimin për t’i shkuar Kurtit në takim, rendit disa arsye Deputeti i PDK-së, Artan Behrami e ka mbështetur...
    Vip30 Prill 2025
    Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimin e saj pa filtra për fituesin e këtij edicioni,...
    Lajme30 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është i gatshëm të japë votën për kryetarin e Kuvendit, por...
    Lajme30 Prill 2025
    Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar lotimin e saj për rizgjedhje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.