Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke folur në Samitin e Sofjes e ka quajtur çështje të sigurisë evropiane dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Macron ka thënë se që nga fillimi i vitit 2020 ka pasur disa gjëra pozitive në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur edhe rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte ndërprerë për rreth 20 muaj.
“Mosmarrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është çështje e sigurisë evropiane, prandaj është qenësore që Bashkimi Evropian të udhëheqë ndërmjetësimin mes dy palëve në mënyrë që të përfundojë në të mirë”, ka thënë Macron
Ai ka thënë se Franca ka kontribuuar në “hapat pozitivë në Ballkan”.
Sipas tij, Ballkani duhet të forcojë bashkëpunimin e ndërsjellë të shteteve, të përshpejtohen reformat në sundim të ligjit dhe qeverisje ekonomike, dhe të luftohet terrorizmi.