Mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj. Nga të shtënat i vdekur ka mbetur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia.
Personi që mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella.
Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.
Lidhur me rastin ka reguar edhe reperi kosovar ‘Fuego’ ku ka shprehur ngushellime.
“Vlla spo muj me besu. Inshalla ne xhenet bro ma ke kall zemren, ki me na mungu gjithe Strella jone…”, ka shkruar Fuego.
Hyseni kishte lidhje me reperin Buta në një periudhë kohore por pas disa konfliktesh, rrugët e tyre u ndanë.
I njejti, kohët e fundit u shoqërua me reperin tjetër kosovar, Fero i cili dihet se është në “luftë” me Butën.
Cili është motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj, flasin nga Prokuroria