Lëvizja Vetëvendosje (LVV) përmes një njoftimi ka treguar agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, shkruan GazetaBlic.
Agjenda është si në vijim:
09:00 – Homazhe te varri i Astritit
10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovice dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.
12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’
14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit./Front Online/