Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, është Burim Rudari, shoferi i kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari, i cili në shkollën “Shaban Shala, po u bën presion votuesve.
“Ftojmë organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi dhe kujtdo tjetër që për qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Theksojmë se për kryetar të Komunës së Podujevës në garë janë Nexhmi Rudari nga LDK-ja, Shpejtim Bulliqi nga LVV-ja dhe Naim Fetahu nga PDK-ja.
Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:
Shoferi i Nexhmi Rudarit bën presion mbi votuesit
Në shkollën “Shaban Shala”, Burim Rudari, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe bën presion ndaj votuesve.
Ftojmë organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi dhe kujtdo tjetër që për qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor.