Lëvizja Vetëvendosje sot ka paralajmëruar se do të mbajë dy tubime elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në ora 18:00, në Shkollën Fillore “Migjeni”, kjo parti takon përkrahësit e saj në Siboc. Pjesëmarrës është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kandidati për deputet Halil Thaçi. (Shkolla Fillore “Migjeni”, ora 18:00.
Konjufca më pas vazhdon me tubimin tjetër elektoral në Kastriot, i shoqëruar nga kandidati për deputet Halil Thaçi. Takimi mbahet në Shkollën Fillore “Ibrahim Rugova” në ora 19:00.