×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV-ja i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje

    FrontOnline
    02 Janar 2025

    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të këtij viti.

    Ndaj këtij vendimi ishte ankuar Lista Serbe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), institucion ky i cili e kishte rrëzuar vendimin e KQZ-së, si dhe e kishte urdhëruar këtë të fundit ta certifikojë Listën Serbe, duke thënë se kjo parti kishte dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe me rregullat e tjera të KQZ-së.

    LVV-ja u ankua në Gjykatën Supreme të Kosovës, por që e njëjta e hodhi poshtë si të palejuar ankesën e tyre.

    E partia në pushtet sërish nuk po pajtohet me epilogun e këtij procesi.

    Të enjten (2 janar, 2025), Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar përmes postës ankesë në PZAP kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi.

    “Nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së, por pa miratim të KQZ-së është sulmi i radhës ndaj rendit tonë ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e KQZ-së. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, u tha në reagimin e LVV-së.

    Kjo parti tha se Lista Serbe “ka qenë dhe mbetet partia e kryeterroristit Radoiçiq”, e cila, sipas LVV-së, “dikur përdorej nga Radoiçiqi kundër shtetit të Kosovës, kurse tani po shërben si struktura që mbron dhe amniston terrorizmin”.

    Subjekti politik Vetëvendosje deklaroi se “nuk mund të lejohet që për t’i bërë vend në fletëvotim një strukture që e lufton shtetin e Kosovës dhe merr në mbrojtje terroristët, të shkelet kaq brutalisht Ligji për Zgjedhje dhe çdo praktikë e rregullt”.

    “Andaj, Lëvizja Vetëvendosje, përmes kësaj ankese synon ta prapësojë këtë vendim të paligjshëm, të mbrojë rendin ligjor dhe të pamundësojë certifikimin e Listës Serbe”, u tha në reagimin e LVV-së.

    Përfaqësuesit e partisë në pushtet në KQZ, më 23 dhjetor të vitit të kaluar, e patën arsyetuar kundërshtimin e certifikimit të Listës Serbe duke thënë se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta quajë atë provincë autonome të Serbisë, “Kosova dhe Metohia”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar të fortë,...
    Lajme04 Janar 2025
    Eksperti për Ballkanin nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Marko Prelec, deklaroi për RTK-në se është e domosdoshme të punohet për përmirësimin e...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku është takuar sonte me banorët e fshatit Stravuqinë...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje...
    Vip04 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burime të Indeksonline pranë artistes kanë konfirmuar...
    Lajme04 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të...
    Lajme04 Janar 2025
    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka fituar betejën për hotelin "Grand", në Gjykatën e Arbitrazhit. Pacolli ka thënë se...
    Lajme04 Janar 2025
    Kosova së shpejti pritet të furnizohet me helikopter dhe dron të cilët janë në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit në...
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.