×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV: I kemi 63 vota, por opozita ka marrëveshje me Listën Serbe për të krijuar vakum institucional

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është shprehur për “Front Online” pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si shqetësuese kërkesën e opozitës për, siç e quajti ai, “boshatisje institucionale”.

    Thaçi ka theksuar se në kohën kur “terroristët e Banjskës janë duke u stërvitur në Kopaonik” të Serbisë, çdo përpjekje për krijimin e një vakumi institucional është e rrezikshme.

    “Është shumë shqetësuese kërkesa për boshatisjen e institucioneve në kohën që ndodhemi tani. Duke e ditur që terroristët e Bansjkës janë duke u stërvitur në Kopaonik dhe në çdo moment mundet me pas ndonjë sulm eventual siç ka ndodhë me rastin Banjska dhe kjo kërkesa e opozitës për vakum institucional është shqetësuese”, thotë Thaçi.

    Thaçi gjithashtu shprehu dyshime për një marrëveshje të mundshme mes opozitës dhe Listës Serbe për të nxitur një boshllëk institucional.

    “VV e ka thënë qartë se për asnjë moment Kosova nuk do të jetë pa kryeministër, pavarësisht kush do të jetë kryeministër e që unë besoj se do të jetë prapë Albin Kurti. A i kemi ne 61 apo 63 deputetë sigurisht që ish pa, por opozita po do vakum institucional. Dyshoj se opozita ka marrëveshje me Listën Serbe për vakum institucional”, tha ai.

    Tutje, Thaçi deklaron se opozita po luan një “lojë të pa menduar mirë”.

    “Këta nuk po e votojnë vetveten si deputetë, kjo është lojë që ata nuk e kanë menduar mirë sepse vakumi institucional, apo boshatisja nuk i konvenon askujt më shumë se terroristeve të Kopaunikut”.

    Matematika e gabuar/ Deputeti i VV-së insiston se i kanë 63 vota në Kuvend, opozita thotë se Kurti nuk i ka numrat

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Sala Jashari, bashkëkryesuese e seancës konstituive, njëherit deputete e PDK-së ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë...
    Lajme17 Maj 2025
    Sot është zhvilluar edhe tentativa e 17-të për konstitumin e Kuvendit, e cila, si tentimet e tjera nga seanca, ka përfunduar pa...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic. Ata bashkëkryesuan tryezën e liderëve me temën “Një Evropa e hapur...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani sot mbush 43 vjet. Ajo ka marrë një urim nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili e quajti...
    Lajme17 Maj 2025
    Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendose që seanca për konstituim të mbahet një herë...
    Lajme17 Maj 2025
    Politologu, Nexhmedin Spahiu, ka zhvilluar takim në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë...
    Lajme17 Maj 2025
    Ish-nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, tha se një projekt që e kishte nisur në Prishtinë e i kishte mbetur pezull pasi koalicioni...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE)...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.