×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV e PDK nuk ndryshojnë qëndrim, s’duan të jenë pjesë e dialogut

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Përkundër thirrjeve të vazhdueshme që opozita t’i bashkohet dialogut të Brukselit, PDK e Vetëvendosje po vazhdojnë të kundërshtojnë atë. Kjo e fundit e arsyeton mos-përfshirjen për shkak të mos-legjitimitetit të Qeverisë.

    E analistët politik thonë se Vetëvendosje pa qenë vetë bartëse e procesit, nuk bëhet në asnjë formë pjesë e delegacionit.

    Dy partitë opozitare, Vetëvendosje e PDK, po këmbëngulin se nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre në ekipin dialogues në Bruksel.

    “Një qeveri e cila haptazi nuk gëzon legjitimitet, e cila është qeveri për shkak të makinacioneve brenda e jashtë Kuvendit. Një qeveri që nga një qeveri e brishtë është shndërruar në qeveri jofunksionale pasi vota e saj e 61-të tashmë gjendet në burg, nuk ka se si të jetë bartëse e proceseve të kësaj rëndësie”, deklaroi zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu.

    “Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë në opozitë dhe si e tillë do të merr rolin që ka çdo opozitë në Kuvendin e Kosovës. Roli ynë karshi këtij procesi është si parti opozitare dhe ne do të sillemi si të tillë”, deklaroi zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi për RTV Dukagjini.

    Njohësi i zhvillimeve politike, Rasim Alija thotë se përfshirja e opozitës në dialog do të forconte pozitën dialoguese të Kosovës.

    “Përfshirja e opozitën do të jepte siguri për një dialog më cilësorë në mënyrë që të mos rrëshqasim në gabime tjera. Unë në asnjë rrethanë nuk e shoh Vetëvendosjen pjesë të procesit pa qenë kjo e fundit pjesë e qeverisë. Epilogun e shoh se PDK do të jetë pjesë e procesit me kushtin që kjo të jetë në qeveri e më pas të merr edhe presidentin. Kjo mund të ndodh me rastin e zgjedhjes së presidentit apo nga fundi i dhjetorit”, deklaroi Rasim Alija.

    Së fundmi emisari evropian për dialog, Mirosllav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë, kërkoi që opozita të jetë pjesë përbërëse e delegacionit, në kuadër të bisedimeve të Brukselit me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Lajme14 Janar 2025
    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”. Ai është dërguar në mbajtje. “DHUNIM-...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.