Në media është raportuar se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka marrë vendim që testimet kundër COVID-19 të kryhen vetëm me udhëzime.
Pas raportimeve, ka reaguar deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku.
Ajo ka thënë se ky vendim është marrë nga Qeveria e kaluar në fund të javës së kaluar.
“Vendimi për testim në IKSHPK dhe Institutet regjionale, vetëm në bazë të udhëzimit të mjekut (sipas indikacioneve epidemiologjike), si dhe testim vetëm për ata që udhëtojnë jashtë vendit për arsye shëndetësore, është vendim i fundit i Qeverisë në ikje. Pra është marrë në fund të javës së kaluar”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.