Pazaret me LDK’së dhe VV’së për ndarjen e pozitave duket se po i vjen fundi, pasi që deri tani për shumicën e tyre janë marrë vesh, por ka mbetur vetëm pozita e Presidentit
Pozita e Presidentit në koalicionin VV-LDK do t’i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kjo ka lëshuar pe për pozitën e Kryeministrit, duke deklaruar se kush merr një votë më shumë nga dy partitë i takon ajo pozitë.
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka deklaruar ditë më parë se pozita e Presidentit do t’i takon Isa Mustafës dhe do të jetë pasues i Hashim Thaçit në vitin 2021.
“Isa Mustafa i plotëson të gjitha kushtet për të qenë President i Kosovës”, ka thënë Haziri ditë më parë në RTV Dukagjini.
Por, Haziri tani ka zbuluar se kanë rënë dakord me Lëvizjen Vetëvendosje që për pozitën e Presidentit të flasin në takime e radhës, vetëm se këtë herë nuk ka përmendur emra sikurse herën e kaluar.
“Ne kemi thënë që Qeveria do të ketë 12 ministri, pozita e kuvendit, pozita e presidentit janë tema që do të diskutohen në takime tjera. Ne jemi marrë vesh që edhe për pozitën e presidentit me bisedu, por kjo do të bisedohet brenda. Meqenëse ende nuk është diskutuar, po e lë të hapur. Besoj që do të duhej që kjo të ishte njëra nga çështjet që duhet të diskutohet”, ka thënë Haziri në Interaktiv.
Haziri ka folur edhe për deklaratat e tij gjatë fushatës, duke thënë se në a