-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Vetëvendosja edhe zyrtarisht e bëri Gjilanin si shitore të thyer, të përfundojnë hetimet sa më shpejt

    FrontOnline
    15 Mars 2025

    Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka kërkuar që hetimet për skandalin e thyerjes së derës së buxhetit në Gjilan nga persona të paautorizuar, të përfundojnë sa më shpejtë.

    Haziri thotë se ky skandal ka detyruar drejtoreshën e këtij dikasteri të ‘dorëhiqet’, ku uron që hetimet ta zbardhin këtë skandal.

    Tutje ai shton se kujdesi ndaj nepotizmit dhe lidhjeve të ngushta në punësim po vazhdon të jetë logjikë pune e VV-së në Gjilan.

    Postimi i plotë:

    LDK kërkon që hetimet të përfundojnë sa më shpejt për skandalin e thyerjes së derës së buxhetit në Gjilan nga persona të paautorizuar

    Ky skandal ka detyruar të ‘dorëhiqet’ drejtoreshën e këtij dikasteri, e cila e faktoi atë që LDK e ka alarmuar në vazhdimësi: VV edhe zyrtarisht e bëri Gjilanin si shitore të thyer. Hetimet urojmë që ta zbardhin këtë skandal të paprecentë në komunën tonë.

    Duhet të ketë hetime edhe për moszbatim të projekteve sipas detyrës zyrtare, pasi disa projekte që kanë nisur më 18 janar janë pa leje të punës për shkak të problemeve me pronat e mos zbatimit të hartës zonale sipas Planit Zhvillimor Komunal, duke bërë krim urban,

    Po ashtu, kujdesi ndaj nepotizmit dhe lidhjeve të ngushta në punësim po vazhdon të jetë logjikë pune e VV-së në Gjilan. Kjo mendësi e qeverisjes në Gjilan është e paprecentë, sepse qytetarët tashmë e dinë se për t’u punësuar në institucionet komunale duhet të jesh patjetër kunatë, baxhanak, balldëskë, dajë ose nip i të parit të ekzekutivit.

    Punësimi i nipit të të parit të ekzekutivit në Njësinë e Zjarrfikjes, tregon qartë se si Komunën e shndërruan në një çiflig dhe kjo vërtetë është e pafalshme se si këta njerëz nuk kanë kurrëfar konsiderate që qytetarët po trajtohen në mënyrë kaq të pabarabart.

    Shkelja tjetër e madhe që po ndodh në isntitucionet komunale në Gjilan është se punënjësve me kontrata mbi vepër të cilët janë punësuar në mënyrë të kundërligjshme, u është dhënë akses në asetet publike. Përpos si shkelje e rëndë e ligjit, tashmë janë plotësuar kushtet që të ballafaqohen me problemet penale sepse shifrat e shpenzimeve publike janë marramendëse.

    Për fund, falënderoj Kuvendin Komunal, përkatësisht grupin e këshilltarëve të LDK-së të cilët kanë arritur të krijojnë një normalitet pune e një agjendë, për t’i zgjidhur disa nga problemet serioze që i ka pasur ky qytet.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e  Kosovës në varrimin e të atit, i...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Lajme17 Mars 2025
    Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në...
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    “Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.