Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për humbjen e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurti , shkruan Front Online.
Ai ka theksuar se LDK nuk ka humbur vetëm në këto zgjedhje, por që nga viti 2019, duke mos e lënë fajtorë vetë për rezultatin e partisë për të cilë synon postin e kryetarit
“Unë personalisht barti përgjegjësi sekondare në rezultatin e fundit zgjedhor dhe të parafundit sepse LDK ja ramjen nuk e ka në zgjedhjet e para, por LDK’ja ramjen më të madhe e ka prej 6 tetori 2019. Në asnjë listë prej vitit 2010, Lutfi Haziri nuk ka qenë i kandidum. Aty ku nuk jom unë në listë nuk jap përgjegjësi, se s’jom. Shqetësimet e mija politike i kam pasqyruar. Përgjegjësinë primare e ka ai që e merr përgjegjësin me i udhëheq zgjedhjet gjithmonë”, tha Haziri në Kanal 10./Front Online/