Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të partisë.
Në konferencë për media, Haziri ndër tjerash ka thënë se zgjedhjet e brendshme të 15 marsit duhet të jenë edhe zgjedhje për t’i afruar ata që u larguan si të pakënaqur.
“Këto duhet të jenë zgjedhje të LDK-së jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i afruar ata që janë dëshpëru dhe ata që janë largu të pakënaqur. Ku njerëzit nuk ndjehen të eliminuar, por bashkohen për të bërë shumë”, ka thënë Haziri.
“Ka ardhë koha mu pajtu dhe ka ardhë koha me u kthy në LDK-në dhe me dhënë kontributin e vet”, tha Haziri.
Kryetari i Gjilanit ka thënë se në klubin e politikbërjes së BE-së s’mund të hyjnë disa persona dhe se ndryshimi i madh në LDK do të ndodhë pashmangshëm.