Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje e papranueshme nga pushteti lokal. Ai ka shprehur shqetësimin se ky veprim cenon të drejtat e shërbyesve civilë dhe publikë, të cilët, sipas garancive të qeverisë, duhet të marrin pagat në mënyrë të drejtpërdrejtë.
‘’ Është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pushtetin lokal edhe aq më keq është tendencë për ta stërkequr deri në pafundësi të drejtën e shërbyesit civil dhe publik sepse ka të bëjë me grantet e qeverisës, i cili garanton se punonjësit civilë dhe shëndetësorë qofshin ata në komunë në arsim apo institucione tjera lokalë që të ardhurat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në të njëjtën kohë duhet të paguhen’’, tha Haziri.
Haziri theksoi se situata tregon standarde të dyfishta dhe nënvizon se agjenda politike për zgjedhjet e 9 shkurtit po ushtrohet mbi punonjësit. Ai kërkoi që pagat e mësimdhënësve të ekzekutohen njësoj si për çdo grup tjetër, duke iu referuar ligjit të punës dhe kushtetutës së Kosovës
‘’ Kjo tregon qartë se ka standarde të dyfishta ka agjendë politike që Vitinë ,Anamoravën me e ngulfat me e bashkëngjit dhe ta bashkëngjisë agjendën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe natyrisht presion i pa drejtë politik ndaj punonjësve që u garanton Kushtetuta edhe Ligji i Punës edhe Ligji i Shërbyesve civilë dhe çdo ligj në Kosovë që kur të tjerëve tu ekzekutohen pagat të ekzekutohen edhe për ata’’, përfundoi Haziri.
Nëntë ditë pa paga/ A do t’i dalin sot ose nesër pagat mësimdhënësve të Vitisë?