Ish-minisri i Sëndetësisë nga LDK, Imet Rrahmani ka mbështetur kandidaturën e Lutfi Hazirit për të parin e kësaj partie.
Rrahmani i cili vjen nga Gjilani, komunë të cilën e udhëheqë Haziri thotë se ky i fundit është i pranueshëm për partner dhe miq, e se është rugovian fund e krye.
Postimi i tij i plotë:
Luta, njohës i shpirtit të partisë, me përvojë që pak kush mund të krahasohet me te, njeri i betejave politike të rënda dhe fitoreve të mëdha, protagonist i shumë proceseve shtetformuese, njeri i kompromiseve dhe marëveshjeve demokratike të domosdoshme, i pranueshëm për partner dhe miq, rugovian fund e krye.
Urime Kryetar!