Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, para hyrjes në kuvend ku do të mbahet edhe zgjedhja e të parit të partisë, ka njoftuar se duhet të ndërhyhet në degë për të përgatitur në zgjedhje lokale.
Haziri ka folur për kundër kandidatët të cilët synojnë pozitën e kryetarit të partisë, po ashtu ka thënë se cili të fitojë do të bëjë një punë të mirë.
“Është kuvendi zgjedhor i jashtëzakonshëm, janë miq të mirë, kandidatë të mirë, cili do të zgjidhet ka me bë një punë të mirë”, tha ai.
“Duhet të ndërhyhet në Degë për tu përgatitur për zgjedhje lokale”, shtoi ai.
Po ashtu ai deklaroi se do të pranojë ftesën e Vetëvendosjes.