Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se nëse Vjosa Osmani del nga LDK do i bëjë keq asaj.Ai thotë se me Osmanin kanë raport njerëzor e profesional, por nuk janë takuar me bisedu për shkak të pandemisë.
Haziri thotë se Isa Mustafa ka thënë se dallimet në LDK tolerohen por dallimet në votime nuk lejohen.
Kjo mandje sepse Osmani ka gabuar në mënyrën se si i ka shpërfaqë dallimet ka ba që mos me u toleru kjo logjikë.“Vitin e kaluar debat ka qenëm raporti im me zonjën Osmani. Dallimet edhe kur i shfaqim nuk na bëjnë nervoz. Deri sot kemi raport profesional e njerëzor, pa qëllim tjetër, pa ndërhyrje në bindje. Dalja nga LDK i bën keq asaj. Nuk jemi taku me bisedu për shkak të pandemisë. Në mirëbesim i tham se mënyra se si i shpërfaqë dallimet e ka ba që mos mu toleru kjo logjikë e politikës në LDK. Isa Mustafa ka thënë se dallimet brenda tolerohen por dallimet në votime nuk i lejojmë”, deklaroi Haziri në Kanal10