Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është duke raportuar para komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, përkatrësisht rastin e studentit Agon Musliu i cili ka ndërruar jetë derisa ishte i vendosur në karantinë e vendosur tek Qendra e Studentëve.
Ai ka treguar për komunikimin që ka pasur me prindin e Agonit, duke kërkuar kështu që vdekja e tij, siç e ka quajtur ai kjo “njollë e zezë” sa më parë të zbulohet nga organet e rendit.
Haziri ka thënë se asnjëherë atij nuk i është komunikuar se i ndjeri Musliu kishte probleme shëndetësore.
“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqitur tek unë vetëm e kam ditur se është një i ri, që banon i vetëm në banesë, pa mundësi për të qëndruar në konvikt, dhe kërkesa e tij ka qenë e arsyeshme. Na është thënë se edhe studentët janë në mesin e atyre me prioritet për tu kthyer në vend. Për mua ka qenë përtej se falënderuese angazhimi i ambasadorit Cufaj për kthimin e tij në Kosovë”, ka theksuar Haziri