Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një sukses të padiskutueshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke arritur të marrë shumicën dërmuese të votave.
Ndërsa në këtë listë kanë qenë të përfshirë edhe kandidatët që vijnë nga lista e Vjosa Osmanit, shkruan IndeksOnline.
Njëri ndër ta ishte edhe këshilltari i saj Faton Peci i cili vjen nga Mitrovica.
Ai që ishte shumë aktiv nëpër debate televizive duke përçuar drejtpërdrejt mesazhet e Osmanit dhe jo vetëm tek publiku ka arritur të marrë 15 mijë vota.
Ndonëse nënkryetari i LDK-së tashmë i dorëhequr Lutfi Haziri kishte debatuar ashpër me të në një emision televiziv, duke thënë se “unë debatoj vetëm me Vjosa Osmanin, Faton Peci vetëm mundet me dëgju”, kjo duke mos ta ketë penalizuar atë, por përkundrazi.