×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Polici Enver Smakiqi pa arsye e plagosi kolegun e tij

    FrontOnline
    03 Korrik 2022

    Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, të dielën ka pretenduar se “polici Enver Smakiqi pa as një arsye ka gjuajtur në drejtim të kolegut të tij”, të dielën – pas mesnate.

    Ka shtuar se versioni i tij “do të dëshmohet”, teksa ka akuzuar policin e plagosur se “synim e ka pasur” vëllain e tij, Faton Lushtakun – pos tij, thotë se “të gjithë ishin në rrezik nga agresiviteti i policit”, të cilin e akuzon.

    Ish nënkryetari i Skenderajt ka thënë se “eksponentë të ndryshëm ia kanë bërë gjykimin menjëherë gjatë ditës”, duke pretenduar se “e vërteta është ndryshe”.

    “Më vjen keq për gjithë çfarë ka ndodhur mbrëmë, në përfshirjen në një inicident krejtësisht të panevojshëm, ku pasoja kanë mundur të jenë edhe me të mëdha për faktin e veprime abnoramle dhe agresive të policit Enver Smakiqi. Polici Smakiqi pa asnjë arsye ka përdorur armën mbrëmë dhe ka plagosur kolegun e tij, derisa qëllim cak kishte vëllaun tim Faton Lushtaku”, thotë ai për Gazetën Blic.

    I ka mohuar të gjitha akuzat që e përfshijnë në përdorimin e armës. Thotë se armë s’ka pasur.

    “Për hir të së vërtetës dhe vetëm të së vërtetës, deklaroj me përgjegjësi të plotë se unë as nuk kam pas armë, dhe asnjë familjar imi mbrëmë nuk ka përdorë armë”, ka thënë ai. “Polici është plagosur nga arma e kolegut të tij Enver Smakiqi, gjë që mund të vërtetohet lehtë nga tri gëzhojat e plumbave të shkrepur nga arma dhe dora e policit Enver Smakiqi. Krejt çka unë po them tani, besoj se e konfirmon edhe policia pas hetimeve dhe analizave e ekzaminimeve të policisë”, ka deklaruar Lushtaku.

    Më pas në prononcim e ka shpjeguar gjithë ngjarjen që ka ndodhur sipas tij.

    “Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arberin. Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jo normale dhe të dhunshme”.

    “Polici Enver Smakiqi ka filluar konflikt me vëllaun tim Fatonin, pastaj ky polic ka nxjerrë armën të cilën ka shkrepur dy plumba, të cilë kanë shkuar huq. Por fatkeqësisht plumbi i tretë ka goditur në këmbë policin Geci. Fatoni dhe vëllezërit e mi kanë reaguar në vetëmbrojtje, ndërsa unë gjatë tërë kohës jam munduar të evitoj konfliktin”.

    “Polici Enver Smakiqi ishte jashtë kontrollës, ku për pasojë mbrëmë kemi qenë në rrezik të na vriste të gjithëve neve dhe kolegët e tij. Ky nuk është ky rasti i parë qe polici Enver Smakiqi shfaq dhunë dhe forcë fizike ndaj qytetarëve”, ka deklaurar Nuredin Lushtaku.

    Ai ka thënë se pret nga institucionet që ta zhbardhin këtë rast.

    “Lajmet e publikuara mbrëmë nga disa portale se gjoja unë kam plagosur dy policë, janë gënjeshtra të qëllimshme dhe tendencioze. Hetime e pavarura dhe të pandikuar do ta zbardhin të vërtetën dhe do të vërtetojnë deklarimin tim”, ka deklaruar ai.

    Të dielën pas mesnate ishin plagosur dy policië në Skenderaj. Për këtë është arrestuar Nuredin Lushaku e më pas është liruar.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.