Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me zemra të forta e shpirtra të qetë e krenari të palëkundur, ata dëshmojnë se e vërteta e luftës sonë të drejtë për lirinë e Kosovës nuk mund të sfidohet nga padrejtësitë.
Deputeti ka shtuar se vendin e tyre e kanë mes nesh, ku dhe do të kthehen, sepse drejtësia gjithmonë fiton.
Postimi i tij i plotë:
Sot pata nderin dhe kënaqësinë t’i shoh Çlirimtarët tanë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Me zemra të forta, shpirtra të qetë dhe krenari të palëkundur, ata dëshmojnë se e vërteta e luftës sonë të drejtë për lirinë e Kosovës nuk mund të sfidohet nga padrejtësitë.Ata janë mishërimi i sakrificës dhe qëndresës së popullit tonë.
Vendin e tyre e kanë mes nesh, aty ku historia i ka skalitur si heronj dhe burra të lirisë. Dhe aty do të kthehen, sepse drejtësia gjithmonë triumfon!