×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushaku-Sadriu: Qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga Kurti

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të gjitha, siç tha, sharjet e fyerjet që ua ka bërë ai kundërshtarëve politikë.

    “Vetëvendosje është përkujdesur që të përçajë përgjatë katër vjetëve të kaluara me qëllimin që të sundojë sa më lehtë. Ata që fyejnë duhet të kërkojnë falje, duhet të distancohen nga ai fjalor dhe duhet të qëndrojnë në një demokraci duke respektuar dinjitetin e secilit”.

    “Kërkimfalja është më e pakta që ai duhet t’ua bëjë qytetarëve të Kosovës. Ne nuk kemi nevojë për kërkimfalje nga ai. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar një kërkimfalje publike nga çdokush që përçan, shan e fyen të tjerët, që i fyen kundërshtarët politikë që nuk janë armiq, ne nuk jemi armiq mes vete, ne të gjithë jemi të angazhuar në politikë me qëllimin që të arrijmë qëllime të mira, synimet më të mira për qytetarët e Kosovës, për ta mbrojtur shtetin tonë dhe për të arritur synimet tona për atë që na obligon kushtetuta dhe programet tona që ne i mbrojmë publikisht, por me asnjë kusht nuk duhet që ta fyejmë njëri-tjetrin sepse kjo është gjuhë e dënueshme”, deklaroi Lushaku-Sadriu në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, konfirmoi se Albulena Haxhiu do të jetë sërish e propozuar nga partia e tij për t’u...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka përsëritur se kjo parti nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket votimit të Albulena...
    Lajme29 Prill 2025
    Propozimi mbetet i njëjtë – thotë deputeti Faton Peci deri sa Kuvendi për pak mblidhet në vazhdimin e tetë të seancës konstituive....
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin evropian – por...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti nga komuniteti rom, Ablert Kinolli, për FrontOnline ka komentuar ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për kompromis dhe...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor që...
    Lajme29 Prill 2025
    Veton Berisha: Të arrihet një marrëveshje politike – S’ka kuptim të shkohet më në Kuvend, nëse nuk ndryshon asgjë Deputeti nga komuniteti...
    Lajme29 Prill 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot do të mbajë konferencë për media Në këtë konferencë do të diskutohet lidhur me fuqizimin e...
    Lajme29 Prill 2025
    Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.