×
Zgjedhjet 2025

Lushaku-Sadriu: LDK-ja ka programin origjinal dhe të mirëmenduar

FrontOnline
31 Janar 2025

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Programi zhvillimor i LDK-së ‘Rruga e Re’ po kopjohet nga partitë e tjera, teksa partia e saj, ka programin origjinal dhe të përpiluar nga 280 ekspertë të fushës.

Lushaku-Sadriu ka thënë se kanë ekip të udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku, që mund të realizojnë projektet transformuese për vendin. Ajo ka thënë se kur të tjerë nuk bënin asgjë, “ne e kemi zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën”. “Kur të tjerët nuk bënin asgjë, ne e kemi zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën. Njësoj do ta realizojmë edhe Centralin me Gaz, Brezovicën, Fshatin Olimpik, e shumë ide tjera që po na kopjohen, sepse jemi autorët e programit dhe kemi analizuar me kujdes të gjitha mundësitë dhe kufizimet.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë i saj: Programi zhvillimor i LDK-së ‘Rruga e Re’, i përpiluar nga mbi 280 ekspertë të secilës fushë, e i publikuar para dy vitesh, po kopjohet nga të gjithë – në të djathë e në të majtë. Dhe nuk kanë faj – është shumë i mirë! LDK ka fituar betejën e ideve për ta çuar vendin përpara! Dhe të gjithë e dijnë se ndryshimi e ka vetëm një adresë, dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse ne jo vetëm që jemi të vetmit me program origjinal e të mirëmenduar. Më e rëndësishmja: kemi ekipin më profesional, i cili mund t’i realizojë projektet transformuese për vendin, të udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku. Kur të tjerët nuk bënin asgjë, ne e kemi zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën. Njësoj do ta realizojmë edhe Centralin me Gaz, Brezovicën, Fshatin Olimpik, e shumë ide tjera që po na kopjohen, sepse jemi autorët e programit dhe kemi analizuar me kujdes të gjitha mundësitë dhe kufizimet. Ndryshimin e madh mund ta bëjë vetëm me LDK, prandaj më 9 shkurt votoni numrin 124 dhe numrat 1 dhe 9!

 

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Bota/Rajoni01 Mars 2025
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dha një intervistë për Fox News në të cilën ai përshkroi momentin kur i tha presidentit...
Lajme01 Mars 2025
Analisti politik, Agon Maliqi, tha se administrata e re amerikane, nuk do të ketë më mirëkuptim as për Kosovën. Sipas tij, kjo...
Lajme01 Mars 2025
Ushtarët shqiptarë dhe ata hungarezë, kanë kryer aktivitete stërvitore në Kampin e Novosellës, për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale....
Bota/Rajoni01 Mars 2025
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se grindjet e djeshme midis Trump dhe Zelenskyy ishin “fatkeqe” dhe ata duhet të...
Lajme01 Mars 2025
Sot, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26...
Sport01 Mars 2025
Gjilani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Suharekës në kuadër të Javës së njëzet e dytë të Superligës së Kosovës në futboll....
-->

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.