Jehona Lushaku-Sadriu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe drejtoresh së Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Kjo pasi ajo ka fituar mandatin për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Në ditën e certifikimit te rezultateve, Lushaku dha dorëheqje duke falënderuar qytetarët për besimin.
Ajo falënderoi edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.