×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushaku: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë – shujtat për nxënësit kushtojnë rreth 1.7 milionë euro në vit

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur sukses.

    Ajo u shpreh se kanë aktiviuar profesorë shtesë për shkak të nevojës që i kërkon mësimi tërëditorë.

    “Kemi fillu me dy shkolla, po shkon shumë mirë, kurrikula paradite po realizohet plotësisht, shujta  e drekës po realizohet nga kryeqytetit, nuk ka implikime financiare për qytetarët. Aktivitetet shtesë kemi angazhuar profesorë shtesë, edukatë fizike, muzikë dhe art… kemi bërë një plan të tillë të jenë në funksion të kurrikulës bazë që nxënësit s’po kanë kohë ta përsërisin”, tha ajo.

    Tutje nënkryetarja e Prishtinës tha se me mësimin tërëditor krijohet mundësi më e madhe për realizimin e kurrikulës shkollore.

    “Në pesë shkolla kemi rreth 3 mijë nxënës, që janë të përfshirë. Është një arritje e madhe sepse vetë ushqimi i lidh fëmijët, i plotëson emocionalisht, aktivitetet shtesë shtojnë kënaqësi në kohën kur kalojnë në shkollë. E shndërrojnë shkollën në shtëpi të dytë, e ndihmon fëmijën për një zhvillim personal shëndetësor, i jep mundësi për aftësi shtesë, për edukim, sjellje dhe qytetari më të mirë”, tha ajo në RTV Dukagjini.

    Lushaku – Sadriu, bëri të ditur se shujtat e ushqimit për nxënësit kushtojnë rreth 1.7 milionë euro në vit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale duhe ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të akuzave të tij ndaj...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, doli të hënën me një reagim, për siç thanë, shpifjet e ulta të ministres së Drejtësisë, Albulena...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe mbrojtja e secilës...
    Të tjera
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë qytetarët, përfshirë...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili tha se prokurorët shndërrohen nga “kërmij”...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është pyetur lidhur me deklarimet degraduese të punës së prokurorisë nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti,...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth ftesës për kryeministrin Albin Kurti për t’u paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale. Haxhiu...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, ka dalë në mbështetje të plotë për Prokurorinë Speciale. Hajdaraj ka thënë që të...
    Vip30 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, ka zgjedhur të nis ditën në mënyrën më të mirë të mundshme. Nën tinguj të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.