×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Lundroni së bashku me delfinët me ofertën fantastike të Sharr Travel (VIDEO)

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Lanë një mjet transporti tokësor.

    E po i bëjnë ca hapa për të hipur te një tjetër i tillë, veçse ujor.

    https://www.facebook.com/100224887998265/videos/265691901822118

    Këta turistë nga Kosova diku për tre orë do të lundrojnë me anije.

    Kaq është koha që të merr shkuarja e kthimi nga Vlora për në Sazan e Karaburun.

    Eksplorimi i të dy këtyre vendeve erdhi si rezultat i ujdisë mes kompanisë numër 1 për udhëtime Sharr Travel dhe restortit luksoz, Regina Group.

    “Janë dikun mbi 10 vite bashkëpunim mes Regina dhe Sharr Travel. Edhe këtë vit po hapim sezonin pranverë-verë me oferta speciale me çmime speciale duke përfshirë edhe atraksione të ndryshme siç është vizita e veçantë për Ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit, dy atraksione të veçanta. Por mbi të gjitha atraksion i veçantë edhe lundrimi gjatë këtyre brigjeve të bukura të shtetit amë me anije. Andaj është një atraksion që ia vlen të vizitohet nga të gjithë pushuesit”, u shpreh Ruzhdi Kurtishaj, pronar i SHARR TRAVEL.

    Gjatë rrugës për në ishull dhe gadishull, kosovarëve, u bashkangjiten edhe “mysafirë”.

    Disa delfinë në gjirin e Vlorës i shoqëruan e kënaqen ata me lëvizje si këto.

    Momentet të tilla që janë të rralla nuk kaluan pa u fotografuar e inçizuar.

    “Po kjo është një kënaqësi e veçantë që e përjetojnë gjithë qytetarët, klientët e SHARR TRAVEL gjatë lundrimit me anije. Ne patëm rastin të shikojmë atraksione spektakolare të delfinëve buzë brigjeve të Sazanit dhe Karaburunit. Është një kënaqësi e veçantë”, rrëfen Kurtishaj për Front Online.

    Megjithatë, atraksionet në udhëtimin afër 20 km nuk mbarojnë me kaq.

    Vizitorët paralajmërohen për një detaj në të djathtën e tyre. Është harta e Shqipërisë së Madhe e gravuar në disa shkëmbinj të mëdhenj.

    Dhe kur duket se nuk do të ketë më risi te tjera, papritmas shfaqet shpella e piratit më të famshëm Haxhi Alia.

    Shkrepjet as këtu nuk mungojnë.

    Turistët që duan të shohin pamje mbresëlënëse si këto mund ta bëjnë këtë në numrat e telefonit të Sharr Travel.

    044 / 610 – 015

     049 / 610 – 015

     038/ 610- 015

     044/542 – 029

     049/344 – 260

     038/610 – 016

     038/610 – 017

    Apo në faqen e kësaj kompanie në Facebook dhe Instagram.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.